Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë është takuar të martën me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ku kanë diskutuar për angazhimet e përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë.

“Ishte mirë ta takoi përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak dhe për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë që mbështet dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në KFOR.

Gjatë ditës emisari sllovak ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvëndëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Top Channel