Aksidenti me tre të plagosur në Gjirokastër! Me shpejtësi tej normave të lejuara përfunduan në kanal, arrestohet një person

30/01/2024 13:49

Të tjera detaje nga aksidenti i mëngjesit të së hënës në aksin “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Policia ka arrestuar në flagrancë njërin nga drejtuesin e automjeteve të përfshira në aksident, shtetasin F. K., 25 vjeç, banues në fshatin Prongji, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit tjetër, shtetasin F. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel