Gjykata e Posaçme kthen pas dosjen për Talo Çelën, duke i lënë detyrë SPAK që të plotësojë aktet për vrasjen e Beratit.

Lajmi është konfirmuar nga burime shumë të sigurta të Anila Hoxhës. Ndërkohë që vendosi të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Florenc Çekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha dhe Albert Pashaj.

Talo Çela ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit Irfan Azizi. Ngjarja ndodhi në nëntor të 2019 përpara një karburanti, që është në pronësi të biznesmenit.

Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ndërkohë që rezulton të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të 2019. Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA