Sylvinho nis punën për EURO 2024, tur vëzhgimesh dhe takimesh me “kuqezinjtë” në Itali e Gjermani

29/01/2024 16:31

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, kanë nisur sërish nga puna për të takuar nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë.

Të premten më datë 26 janar, Silvinjo dhe Doriva ishin në Frankfurt në stadiumin “Deutsche Bank Park” për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht Frankfurt – Mainz dhe menjëherë më pas kanë udhëtuar në Itali, aty ku është bashkuar edhe Pablo Zabaleta.

Trajneri Silvinjo dhe ndihmësit e tij kanë takuar nga afër futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian dhe kanë diskutuar për shumë tema, gjendjen e tyre, grumbullimin e radhës, sfidat miqësore dhe për kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Këto takime janë mjaft të rëndësishme për tekniku kuqezi që ka mundësi të shohë nga afër gjendjen e disa prej lojtarëve të Kombëtares dhe të diskutojë me to.

Sakaq, trajneri ka pasur komunikime të vazhdueshme me lojtarët dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët, teksa në vijim Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij do të programojnë takime të tjera me futbollistët kuqezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA