Nga detajet e reja që kanë dalë në dritë nga hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt, u zbulua se kur porositi armën për të kryer vrasjen e bashkëshortes, Naimi e kishte provuar vetë.
I ftuar në Top Story, Karamuço tha se ai e ka marrë këtë hap, për të provuar nëse mund ta vriste me dorën e tij bashkëshorten, sikurse duket, sipas ekspertit, ka pasur urrejtje të madhe.
“Organet ligj zbatuese përdorin një taktikë të marrjes në pyetje. Kjo është faza e parë të mbledhjes së informacionit, organizatori ekzekutori dhe ai që ka shitur armën. Di të them që ka përplasje të forta në të gjitha pistat. Agresiviteti i tij për të mbaruar punë dhe kallashi që të copëton është urrejtja e madhe. E marrin pistoletën shtie vet, e bën provën. Ajo provë e ka menduar a mund ta bëj vet”-tha Karamuço.
“Ka lexuar mirë historinë që pjesa me e madhe e pistoletave ngecin gjatë qitjes, është shumë e mundur”-tha gazetari Sokol Bregu.
“Ekzekutori bën provën e armës. Ka qenë në dilemë a të përfshihem vet, të iki në Shqipëri apo të rri në makinë. Ky thotë kam hapur derën kam dalë kam marrë fëmijët. Kohët e fundit kemi pasur konflikte thotë që ka folur me një person në Suedi, ndërkohë për vrasjen flitej para një viti. E gjitha është kontradiktore në atë çfarë ka paraqitur prokurori i çështjes. Historia pse e ka futur gruan në një tradhti është për ta gjetur veten më pak fajtor, do marri një dënim të vogël”-tha eksperti.
Top Channel