“Naim Murseli do shkojë në burgim të përjetshëm”, eksperti: Hetimet po kryhen për…

29/01/2024 23:00

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha në “Top Story”, se Naim Murseli do të vuajë burgim të përjetshëm, për vrasjen e Liridona Ademajt, por hetimet po kryhen për të kuptuar nëse ka ende të përfshirë në këtë ngjarje.

“Nëse unë konstatoj si prokuror se ai e ka vrarë gruan se e ka tradhtuar, është vrasje për hakmarrje. Murseli do shkojë në burgim të përjetshëm, nuk i shpëton dot. Hetimet po kryhen për të vërtetuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Po e hetojnë dhe ekspertët suedezë dhe ato amerikane, që nuk e kuptoj pse”, tha Karamuço.

I habitur, analisti Arian Curri iu përgjigj “Do ta them në pushim”.

Në opinionin e Sokol Bregut, gazetari thotë se kjo ngjarje shkon përtej tradhtisë, ndërsa Naim Murseli po kërkon të fshehë motivin e tij, pasi sipas tij nëse do kishte tradhti nuk do ta vriste pas 2 vitesh.

“Është një vrasje që shkon përtej tradhtisë. Mos harrojmë që janë dy familjet në gjak, ende Kosova e ka këtë, i dha një muaj besë aty sikur nuk ka shtet. Ai do të kërkojë të fshehë motivin e tij, që nuk është tradhtia, se nuk mund të rrijë duke menduar që e ka tradhtuar dhe ta mendojë për dy vite si e ka vrarë”, thotë Bregu.

“Kosova është i vetmi shtet që ka dashur të ratifikojë Konventën e Stambollit, për të thënë që e ka kthyer në të njëjtën linjë dhe po punojnë për këtë linjë, që nuk ka përligj-je që fakti kur është vrasje me paramendim është vrasje me paramendim, nuk ka lidhje se ty të shkau truri”, tha pedagogia Iris Luarasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA