Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Opozita dorëzoi dokumente shtesë, sërish seancë në Gjykatën Kushtetuese

29/01/2024 09:15

Gjykata Kushtetuese mblidhet sërish sot për çështjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve.

Seanca do të mbahet sërish sot, pasi opozita e cila ka ankimuar rastin, ka paraqitur disa dokumente shtesë.

“Në datën 23.01.2024, ora 15:55, kërkuesi ka paraqitur parashtrime shtesë me shkrim, në përmbajtje të të cilave kërkohej edhe marrje e disa provave. Parashtrimet shtesë iu komunikuan për dijeni subjekteve të interesuara në datën 24.01.2024, ora 9:30. Në këto rrethana, Gjykata vendosi të shtyjë seancën gjyqësore të radhës në datën 29.01.2024, ora 10.00” sipas njoftimit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA