“Kambanë alarmi”/ Gazetarja për “Top Story”: Të sëmurët mendorë po futen pas hekurave, duhet të trajtohen në “spital burg”

29/01/2024 21:37

Gazetarja Anila Hoxha deklaroi në “Top Story” se situata e të sëmurëve mendorë që kryejnë krime është një këmbanë alarmi në Shqipëri.

Sipas saj janë 438 persona në vendin tonë që kanë kryer vepra penale, e për këtë janë dërguar në burg dhe nuk janë sqaruar.

Hoxha u shpreh se personat që vuajnë nga problemet mendore dhe kanë nevojë të trajtohen në “spital burg” dhe jo të futen pas hekurave.

“Kjo është ngjarja pa pasoja në jetë. Por historia e Jetnorit na bën për t’i rënë kambanave. Në Shqipëri aktualisht janë 438 shtetas që kanë kryer krime, plagosje dhunë në familje dhe të tjera për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Këta shtetas nuk janë shpallur fajtorë por trajtohen si të burgosur. Po shkelet konventa dhe ka ardhur në nivelin e torturës.

Këta shtetas gjykata i trajtojnë një herë në vit. Duhet të trajtohen në spital burg, premtim që nuk është mbajtur. Drejtor i burgjeve, me të cilin kam komunikuar gjatë ditës së sotme, më tregoi se ka pasur shtim të numrit të personave me probleme mendore që kryejnë krime. Ata duhet të trajtohen në një “spital burg”. Policia e burgjeve është roje i mureve të jashtme.

Çdo gjë brenda është staf mjekësor. Pretendohet të arrihet një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, që të arrihet të hapet një spital burg. Sot që flasim në Shënkoll është burgu. E njëjta gjë do të ndodhë edhe e Jetnorit, kur të dalë përgjigja që vuan nga problemet e shëndetit mendor. Si shumë të tjerë do të dërgohet atje e do të lihet në harresë”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA