Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother 17/12 09:42
Ish-mbrojtësi i Juventus dhe Atalantas, Merih Demiral mund t’i japë fund eksperiencës në Arabinë Saudite.
Lojtari që është në pronësi të Al Ahli pëlqehet shumë nga Milan, me “kuqezinjtë” e Italisë që kërkon përforcime në repartin e mbrojtjes.
Milan do të tentojë që ta afrojë Demiral pa u mbyllur merkato e janarit, ndërsa mediet italiane raportojnë se mbrojtësi mund të kalojë në formë huazimi te “Djalli”.
Një operacion që mbetet shumë i komplikuar, duke ditur se turku u zhvendos në Jeddah vetëm në verë, si pjesë e një transferimi prej 18 milionë euro. /Supersport
Top Channel