Girona nuk është më surprizë në La Liga.
Të besuarit e Michel siguruan fitoren e 17-të sezonale duke mundur 0-1 Celta Vigon dhe për të rimarrë kreun e kampionatit. Një gol i Portu në të 20 minutë bëri që katalanasit të mos i besojnë as vetes për mrekullinë që kanë bërë këtë sezon në futbollin evropian. Me 55 pikë, Girona është në krye të La Ligas, duke lënë pas Real Madridin me një pikë më pas.
“Galaktikët” kanë një ndeshje më pak dhe në rast të një fitoreje do riktheheshin në krye. Paçka rezultatit të madrilenëve, askush nuk i heq meritat një sezoni fantastik të Gironas, me katalanasit e vegjël që kanë lënë pas Barcelonën dhe Atl. Madridin. Atletico e Madridit zhvendos Barcelonën në vendin e katërt në La Liga.
“Los Colchoneros” triumfuan 2-0 përballë Valencias në “Metropolitano Stadium” dhe shkojnë në kuotën e 44 pikëve, aq sa kanë “blaugranat”, por me golaverazh më të mirë. Skuadra e drejtuar nga Simeone realizoi nga një gol në çdo pjesë, pa u lënë shanse kundërshtarit që të ndëshkonte portierin Oblak.
Në fundin e pjesës së parë, më konkretisht në minutën e katër shtesë, Lino dërgoi topin në rrjetë i asistuar nga Griezmann. Golin e rezultatit përfundimtar 2-0 e shënoi Depay, në këtë rast i shërbyer nga Molina.
Top Channel