
25/02 09:55
Egnatia ka arritur një fitore të çmendur përballë Erzenit me përmbysje, duke fituar me rezultatin 3-2 në sfidën e vlefshme të javës së 21-të të Superiores.
Sfida nisi më mirë për shijakasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 4’ me Marzuk, teksa baraspesha u vendos vetëm në pjesën e dytë me Spahiun në minutën e 59’.
Zeka kaloi sërish në avantazh shijakasit, por pas 6 minutash rrogozhinasit shënuan dy herë me dy ardhjet e reja, Montenegro dhe Ibrahimoglu, duke i dhënë fitoren skuadrës së Tetovës.
Kështu Egnatia vazhdon të marshojë në krye me 46 pikë, 10 më shumë se Partizani i vendit të dytë, ndërsa Erzeni vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë në vendin e 7-ë me 22 pikë.
Top Channel