Mbrëmjen e së hënës është zhvilluar ceremonia e hapjes së etapës së radhës të Kupës së Botës në Ski në Kronplatz të Bolzanos në Itali.
Etapa e radhës do të zhvillohet më 30 janar në disiplinën e Slalomit Gjigand, ku sërish skiatorja kuqezi Lara Colturi do të kenë muindësinë të vazhdojë dhe avancojë në realizimin tashmë të një ëndrre për të qenë mes 15-të parave pasi ka arritur objektivin e saj fillestare në garat e fundit ku arriti të befasojë këto, pasi u rendit në vendin e 9 dhe të 13-të.
Pozicione këto që ja siguruan vendin brenda 30-tshes mes të rriturve ku garon përkrah kampionëve të botës dhe atyre olimpike edhe pse në moshë vetëm 17-vjeçare. Vetëm pak ditë pas përfundimit të kësaj etape, Colturi do të jetë në Francë për Botërorin e të rinjve, ku aty pretendimet janë shumë më të larta nisur edhe nga paraqitjet e fundit që ka bërë në garat për të rritura.
Top Channel