Ballkani “zjarr” në merkato, dy goditje në Superiore dhe një rikthim i bujshëm

29/01/2024 22:56

Në emisionin “Elite Show” u zbuluan disa lëvizje të rëndësishme të merkatos, me klubin e Ballkanit si “qendër graviteti”.

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës ka arritur të marrë nga Dinamo mesfushorin brazilian Denisson, një nga elementët e rëndësishëm të kampionatit shqiptar. Por jo vetëm kaq. Ilir Daja do të ketë nën urdhrat e tij edhe sulmuesin e Partizanit, Keko, pasi Ballkani ka arritur të sigurojë kartonin e tij.

Lajm tjetër i rëndësishëm për skuadrën që shkroi historinë në dy vitet e fundit me pjesëmarrjen në grupet e “Conference League-s” është rikthimi i Meriton Korenicës, që në shtator u shit te Manisa në Kategorinë e Dytë të Turqisë.

Me këto lëvizje Ballkani po tregon se ka një strategji të qartë për të ardhmen, me ambicie maksimale në futbollin kosovar, por edhe në Europë./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA