Ndeshja mes West Brom dhe Wolves për Kupën e Anglisë, u vendos në minutën e 78-të.
“Ujqërit” shënuan golin e dytë në ndeshje dhe festimet e tifozëve të tyre sollën kaos. Fatkeqësisht derbi i Midlands është anuluar, pas incidenteve të trishta mes tifozëve të dy skuadrave, të cilat e kthyen mbrapsht futbollin anglez në vitet e 80-ta.
Tifozët e Wolves u futën në fushë për të festuar golin e Kunias. Kjo solli reagimin e tifozëve vendas, të cilët u futën në fushë për të sulmuar tifozët kundërshtarë. Shpërthyen përleshje të egra, ku policia ndërhyri për të qetësuar situatën, gjë që nuk ishte e lehtë.
Wtf happened there then #WBAWOL pic.twitter.com/mqYbPqjXod
— WEST BROM FAN TV (@ALBIONFANTV) January 28, 2024
Kuptohet se ndeshja u ndërpre për rreth gjysmë ore. Në çdo rast, gjëja më pak e rëndësishme është dhuna. Incidentet në Angli mes tifozëve brenda stadiumit, është diçka që e kthen futbollin në vend vite prapa.
Madje, përveç drurit, ka pasur edhe disa tymuese, njëra prej të cilave ka goditur një nga djemtë që kapin topat pas vijave të fushës, i cili për fat nuk është lënduar. Ndeshja rifilloi sapo u qetësuan tifozët, në një ndeshje që la gjurmë në futbollin anglez.
Fighting in the stands. West Brom vs Wolves 🏴👊 pic.twitter.com/ONaGfnlwyR
— Football Fights (@footbalIfights) January 28, 2024
Top Channel