Kongresi i UEFA-s dhe shorti i Nations League, Shqipëria mëson kundërshtarët në Paris

28/01/2024 12:19

Kongresi i 48-të i zakonshëm i UEFA-s do të zhvillojë punimet e radhës në Paris më 8 shkurt 2024.

Në këtë kongres do të marrë pjesë edhe Federata Shqiptare e Futbollit, si një nga anëtaret e UEFA-s, e përfaqësuar nga një delegacion shqiptar, me në krye Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, njëherazi edhe zv.President i UEFA-s.

Veç punimeve të zakonshme vjetore të Kongresit të UEFA-s, më 8 shkurt, në ora 18:00 është planifikuar që të hidhet edhe shorti i Ligës së Kombeve për edicionin futbollistik 2024/2025, i katërti në histori, ku Kombëtarja shqiptare do të njohë kundërshtarët.

Shqipëria ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtin grup me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Me këto skuadra, ekipi ynë kombëtar nuk do të përballet në këtë edicion.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Angli dhe Uellsi.

Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA