Një aksident i rëndë rrugor me dy të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Qafë e Bualli-Bulqizë.

Dy automjete janë përplasur, ku si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer.

Sikurse duket në pamje, njëri nga automjetet është përmbysur në rrugë.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti, ku paraprakisht mendohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe si dhe ngricat në rrugë.

Top Channel