Barcelona humbet një ndeshje dramatike përballë Villarealit!

27/01/2024 21:05

Barcelona bie në shtëpi, ndërsa u “shkatërrua” me rezultatin 3-5 nga Villarreal në takimin e javës së 22-të të La Liga.

Trajneri i Barçës, i cili pa një karton të verdhë gjatë ndeshjes për shkak të protestës, u kthye sapo Munuera Montero bëri gjestin e anulimit të penalltisë për të kërkuar një aparat fotografik dhe për të demonstruar ankesën e tij.

Një penallti që u akordua në fillim të ndeshjes dhe që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit… të cilin Barça përfundoi duke e humbur 3-5.

Lojtarët e Barçës, folën pas disfatës ndaj Villarrealit dhe u treguan shumë autokritikë duke bërë “mea culpa”. Ndërkohë pas kësaj jave Barcelona renditet në vend të tretë me 44 pikë, teksa Villarreal renditet në vend të 14-të me 23 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA