Ky ushqim i shpejtë ‘tërheqës’ mund të duket si patate të shijshme me shije djathi, por në fakt janë kruajtëse dhembesh që njerëzit i skuqin dhe i hanë në Korenë e Jugut, sipas raportimeve.
Tashmë dhe qeveria ka ndërhyrë për të paralajmëruar njerëzit të mos i hanë pas një videoje të pakëndshme mbi përgatitjen e tyre që është bërë virale në rrjet.
Video tregon njerëzit që hanë kruajtëset e skuqura të niseshtes, të veshura me pluhur djathi.
Atyre besohet se u shtohet ngjyrues apo shije patateje për t’i bërë më të shijshme, teksa shumë komentues flisnin sesa e neveritshme është mënyra e përgatitjes së tyre dhe e fryrjes së shkopave gjatë skuqjes.
Ministria e ushqimit të Koresë së Jugut shkruante: “Siguria e tyre nuk është verifikuar, ju lutem mos i hani”.
Zyrtarët i kujtonin atyre që preferonin t’i hanin se kruajtëset e dhëmbëve janë produkte sanitare prandaj nuk janë objekt i rregullave për ushqimin.
Korea e Jugut njihet për konsumin e ushqimeve të pazakonta teksa kohët e fundit ka ndaluar konsumin e mishit të qenit, duke i dhënë fund një tradite disa shekullore.
Top Channel