Newcastle/ “Rinovo ose ik”, Howe i bën “presion” brazilianit

27/01/2024 09:23

Eddie Howe pranon se Joelinton mund të shitet gjatë merkatos verore nëse nuk rinovon.

27-vjeçari brazilian ka kontratë me Newcastle deri në vitin 2025.

18 muaj i kanë mbetur në kontratë dhe një gjë e tillë e bën klubin tonë të pambrojtur. Ose do të arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Ose ka shumë mundësi që Joelinton të shitet në verë. Ky është realiteti i fakteve”, u shpreh trajneri i bardhezinjve përpara duelit të FA Cup përballë Fulhamit.

Newcastle luan sonte në Londër për një biletë në raundin e 1/8-ve të FA Cup, një nga objektivat e skuadrës së Howes. Duel që do të transmetohet në SuperSport 2 (20:00).

Joelinton është pjesë e Newcastle prej verës së vitit 2019, kur u ble nga gjermanët e Hoffenheimit për shumën 44 mln euro.

Gjatë këtij sezoni, qendërmesfushori numëron 3 gola dhe 4 asiste në të gjithë kompeticionet me skuadrën e “Qymyrxhinjve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA