
Milani nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Bolonjës në ndeshjen e javës së 22-të të Serie A dhe ngadalësoi ndjekjen e Juventusit dhe Interit.
Milani nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Bolonjës në ndeshjen e javës së 22-të të Serie A dhe ngadalësoi ndjekjen e Juventusit dhe Interit. Kuqezinjtë e pan veten në disavantazhnë minutën 29 falë golit të Zirkzee.
Pak minuta më pas Giroud humbet shansin për të barazuar me një penallti të cilën e gabon falë reagimit të mire të portierit të Bolognës Skorupski, por arritën të gjenin golin e barazimit në minutën e 45-të falë një inkursioni të Loftus-Cheek .
Në pjesën e dytë, skuadra e Piolit fitoi një penallti të dytë, edhe kjo dështoime Theo Hernandez, por në minutën e 83-të gjetën golin që ktheu ndeshjen përkohësisht, sërish me mesfushorin anglez Loftus Cheek.
Ende pa vërshëllyer gjyqtari përfundimin e ndeshjes, Bologna përfiton një penallti, Orsolini nuk gaboi dhe ndaloi kuqezinjtë pas katër fitoreve radhazi në këtë barazim 2-2 në shtëpi.
Top Channel