Kalon Man.City, Chelsea i Brojës ka nevojë për ndeshje shtesë

27/01/2024 12:22

Manchester City arrin të kualifikohet në fazën e 1/16-ave të FA CUP pa qenë nevojë që të luhet një ndeshje e dytë me Tottenham Hostspur. Skuadra e Pep Guardiolës, kampione në fuqi e Anglisë, fitoi 0-1 në Londër falë një goli të vonë të shënuar nga holandezi Ake.

Në fund, u desh ndërhyrja e sistemit VAR për të konfirmuar që goli ishte i rregullt, pasi u vërtetua që nuk kishte ndërhyrje të gabuar ndaj portierit në zhvillimet e goditjes së këndit.

Ishte një kualifikim i merituar i “Cityzens”, që e dominuan ndeshjen dhe patën raste të shumta shënimi më herët, por që nuk ishin konkretizuar nga Bernardo Silva, Doku apo Kevin De Bruyne.

Chelsea dhe Aston Villa do të luajnë një ndeshje të dytë (në fushën e Villas) ku do të vendoset se cili ekip do të kualifikohet në fazën e 1/16 të FA Cup.

Takimi i parë i zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rrjeta të paprekura, me blutë e Londrës që humbën një mundësi për të shfrytëzuar faktorin fushë. Madueke dhe Palmer patën disa mundësi të mira për vendësit, ndërsa Aston Villas iu anulua një gol që u shënua nga Douglas Luiz në fillim e sfidës për prekje të topit me dorë.

Armando Broja, që e nisi ndeshjen nga stoli, u hodh në fushë në minutën e 77-të, por nuk pati mundësi të linte shenjë në këtë sfidë.

Dy ndeshjet e tjera, Bristol City, Nottingam dhe Sheffield Wed, Coventry u mbyllë pa fitues, që do të thotë se do të luajnë edhe ata nga një ndeshje tjetër mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA