Incident i pabesueshëm në Selanik! Toka u hap dhe përpiu dy 19-vjeçarë në qendër të qytetit
27/01/2024 10:54
Dy 19-vjeçarë, të cilët po shëtisnin në qendër të Selanikut herët në mëngjesin e së shtunës, ku “humbën tokën nën këmbë” dhe papritmas u gjendën në një vrimë gjigante.
Siç raporton media greke thessnews.gr, një vajzë dhe një djalë ishin duke ecur në zonën e Bit Pazarit, konkretisht në rrugën Tosica, kur papritur rruga është hapur dhe dy ranë në gropë.
Për pasojë ata kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital. Pavarësisht se zjarrfikësit mbërritën shpejt në ngjarje, të rinjtë u nxorën nga banorët dhe u dërguan menjëherë në spitalin Gennimatas për ndihmën e parë.
Top Channel