Një ekspozitë mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të famshëm italian, Paolo Rossi, do të çelet në 1 shkurt në Tiranë.
Pas suksesit në ekspozitat e para në Romë, Milano, Firence, Torino, Trento, Rimini, Bolonja, Beograd, Venecia dhe Zyrih mbërrin edhe në Tiranë ekspozita e quajtur “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”.
Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me qeverinë, Fondacionin “Paolo Rossi” dhe ambasadën italiane në Shqipëri, ky event do të jetë i hapur falas për publikun në Muzeun Kombëtar nga data 1 deri më 24 shkurt në Tiranë.
Hapësirat e ekspozitës, të cilat do të përshkruajnë në mënyrë kronologjike jetën dhe karrierën e Paolo Rossit. Në veçanti, ekspozita do të paraqesë nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane me mbi 500 relike unike përfshirë këtu dhe trofetë më të rëndësishëm:
Topin e Artë të vitit 1982 nga “France Football”
Trofeun e Këpucës së Artë të golashënuesit më të mirë të Botërori “Spanjë 1982”
Trofeun e Topit të Artë si lojtari më i mirë Botërorit “Spanjë 1982”
Bluzën e finales së Botërorit “Spanjë 1982”
Këpucët e tripletës në ndeshjen ndaj Brazilit
Ekspozita gjithashtu do të presë në ambientet e saj një projekt të realitetit virtual, që do t’i japë mundësinë vizitorëve të përjetojnë edhe njëherë tre golat ndaj Brazilit të ulur në tribunat e stadiumit të vjetër “Sarrià” në Barcelonë.
Top Channel