Ndodh në Belgjikë, do të riluhet ndeshja për shkak të gabimit arbitral

26/01/2024 20:25

E bujshme në Belgjikë! Ndeshja mes Anderlehtit dhe Genkut do të duhet të riluhet pas një gabimi të arbitrave.

Faktet datojnë në 23 dhjetor, në ndeshjen e fituar 2-1 nga Anderlechti.

Momenti i gabimit Teknik ndodhi kur Heynen i Genkut humbi një penallti, teksa topi u bllokua nga Schmeichel. Megjithatë, me atë rast, Yira Sor u tregua i vëmendshëm dhe e shtyu topin në rrjetë.

Megjithatë, arbitri e anuloi golin pasi Sor kishte hyrë shumë herët në zonën e penalltisë. Edhe dy lojtarë të Anderlechtit ishin futur shumë herët në zonë dhe sipas rregullores duhej të ekzekutohej sërish goditja e penalltisë.

Pikërisht për këtë Genk ka bërë një ankesë dhe gjatë ditës ka ardhur vendimi i Këshillit Disiplinor të KBVB-së (federate belge), që ka vendosur që ndeshja të riluhet. Më poshtë njoftimi zyrtar për shtyp nga Genk:

“Këshilli Disiplinor i Futbollit Profesional ka vendosur që ndeshja Anderlecht – Genk e fundit të vitit të kaluar do të duhet të riluhet.

Këshilli Disiplinor fillimisht u deklarua kompetent për të vendosur për këtë çështje. Kjo e rrëzoi vendimin e mëparshëm të Departamentit të Gjyqtarëve Profesionistë për të mos u riluajtur ndeshja.

Bordi më pas ndoqi argumentin e Genkut se gjyqtarët i zbatuan gabim rregullat në fazën e penalltisë në fjalë. Genk shpreson që së shpejti të gjendet një datë për të riluajtur ndeshjen.”

Përgjigja mbërriti edhe nga Anderelcht, që nuk e fshehu habinë dhe shqetësimin:

“Jemi të tronditur nga ky vendim dhe do të paraqesim të gjitha format e mundshme të apelimit. Jo vetëm në interes të Anderlechtit, por në interes të futbollit belg”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA