Një 45-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap në flagrancë duke montuar mina me telekomandë me lëndë plasëse C4, për t’ua shitur grupeve kriminale në Lezhë.
Gjatë kontrollit, Ilir Gjokës iu gjetën të fshehura në trup, 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë, dhe një sasi të vogël lënde narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit.
Po vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel