“Leja për pallatin ishte vendim kolegjial”/ Vijon prej 3 orësh seanca në GJKKO kundër ish-kryebashkiakut të Durrësit, Dako: Akuzat e SPAK nuk qëndrojnë

26/01/2024 15:14

Prej orës 12:00 në Gjykatën e Posaçme vijon me dyer të mbyllura seanca paraprake ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se ish-zyrtari i lartë Dako përmes avokatit kërkoi pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.

Leja për pallatin ishte vendim kolegjial. Për tenderin e vijës bregdetare Dako tha ne seance se projekti është i verifikueshëm, dhe se akuzat e SPAK nuk qëndrojnë”-tha Dako në seancë.

Në këtë proces me dyer të mbyllura, do të konstatohet shpallja në kërkim, njoftimi i personave që do të duhet të gjykohen në mungesë. Bëhet fjalë për tre persona, aktualisht janë dorëzuar 11 shtetas të akuzuar, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, i cili vazhdon të jetë i arrestuar, edhe pse në statusin e të paraburgosurit.

Të vetmet masa janë dy, pushim i akuzës dhe nga ana tjetër edhe zbutja e masës nga arrest në burg në arrest shtëpiak, për një nga ndërtuesit. Në fillim të muajit janar u njoftua të mbahej një seancë paraprake, gjykimi do të vijojë në mungesë dhe do të shikohet nëse s’do të zhbllokohet në mungesë ky proces.

Vangjush Dako akuzohet ka shpërdoruar detyrën si kryetar bashkie, ndërsa më herët ka thënë se nuk ka dijeni dhe ka zbatuar ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA