Dhunoi gruan e katër fëmijët e mitur dhe i kërcënoi me thikë e sëpatë, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës

26/01/2024 09:56

Një 50-vjeçar është arrestuar në fshatin Toplane, pasi dhunonte gruan dhe katër fëmijët e tij të mitur.

Mësohet se së fundmi 50-vjeçari P. L i ka kërcënuar se do i vriste me thikë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA