Çerekfinalja e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos rezultoi të ishte e mallkuar për lojtarin e Barcelonës, Alejandro Balde. Anësori i krahut të majtë u detyrua të braktiste fushën e lojës në minutën e 23 pas një tërheqje mukulore.
Që bëhej fjalë për një dëmtim serioz u kuptua për vetë faktin se 20-vjeçari nuk mundi t’i mbante lotët. Balde iu nënshtrua analizave më të detajuara të cilat zbuluan se koha e rikuperimit do të jetë jo më pak se katër muaj.
Një opsion është edhe ndërhyrja kirurgjikale, por kjo alternativë do t’i jepte fund shanseve për rikthimin në fushë brenda këtij sezoni, ndërsa edhe pjesëmarrja në Europian do të ishte në dyshim serioz.
Për momentin, lojtari dhe mjekët nuk kanë marrë një vendim final, me Balde që i duhet të përcaktojë mënyrën e rikuperimit. Sakaq, me dëmtimin e Balde, shtohen edhe më shumë “dhimbjet e kokës” për trajnerin Xavi Hernandez i cili nuk ka në dispozicion as Marcos Alonso apo Joao Cancelo.
Tekniku blaugranave në këtë sezon është detyruar të mbështetet te La Masia, duke aktivizuar një “tufë” me të rinj nga shkolla blaugranase. Edhe në këtë rast, në pritje të rikuperimit të Alonso apo Cancelos, Balde do të zëvendësohet nga 17-vjeçari Hector Fort.
Top Channel