Në qytetin e Elbasanit u mbajtën garat e kampionatit individual dimëror të atletikës, në të cilën morën pjesë më shumë e 200 atletë që garuan në disiplina të ndryshme sportive.
Bëhet fjalë për aktivitetin e parë për 2024, rezultatet e të cilit do të jenë përcaktuese për formimin e ekipit kombëtar të Atletikës për “Balkan U-20 Indoor”.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe atletët elitarë të vendit tonë, si Luzia Gega dhe Izmir Smajlaj. Luiza Gega foli edhe për problematikat që kohët e fundit ka pasur me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
FSHA për vitin 2024 do të motivojë ato klube që kanë më shumë masivitet si dhe do të hartojë projekte për rikthimin e aktiviteteve të atletikës në shkolla për të bërë të mundur jo vetëm masivitetin, por edhe cilësinë.
Top Channel