Një burrë i paemëruar ka humbur jetën tragjikisht në një zjarr, vetëm dy ditë pasi kishte shpëtuar nga një tjetër zjarr në shtëpinë e tij në Rusi.
Burri i paemëruar i kishte shpëtuar zjarrit të rrezikshëm në katin e katërt në pallatin e apartamenteve ku banonte, por për fat të keq nuk arriti të shpëtonte nga një tjetër zjarr ku humbi jetën dy ditë më vonë.
Pak detaje njihet për viktimën përveç vitit të lindjes, 1973, teksa ministria ruse e emergjencave tha se po heton incidentin.
Mediat vendase thonin se zjarri i 23 janarit kishte rënë në shtëpinë e tij ku dysheku kishte marrë flakë, por ai kishte arritur të dilte.
Ndërsa dy ditë më vonë në një tjetër rast zjarri të nisur nga pakujdesia ai nuk kishte arritur të shpëtonte. Autoritetet nuk konfirmonin nëse zjarret ndodhën në të njëjtën vendndodhje, sipas rrjetit Newsweek.
Zyrtarët e qytetit të Saratov nuk konfirmonin identitetin e viktimës por një raport i rrjetit RTVI tha se “është urdhëruar analiza ligjore për zbulimin e shkakut të saktë të vdekjes së burrit.”
Top Channel