Dy trajnerë janë arrestuar pasi dhunuan me grushte futbollistin e ekipit të tyre, gjatë ndeshjes së futbollit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte gjatë një ndeshjeje, Policia e Sarandës kanë ndërhyrë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se personi i dhunuar ishte një futbollist me inicialet A. S., 21 vjeç. Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.
“Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim”- thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel