Vllaznia mund Tiranën në “Klasiken shqiptare”, Skënderbeu fundos Partizanin, paqe mes Teutës dhe Elbasanit (Renditja)
Jannik Sinner bën të madhin përballë Novak Djokovic.
Tenisti italian eliminoi numri një të botës në gjysmëfinalen e Australian Open falë një fitore me shifrat 3-1. Dy setet e para nuk kishin shumë histori dhe u dominuan tërësisht nga 22-vjeçari, që e mposhti serbin 6-1 dhe 6-2.
Seti i tretë pati nevojë për “tie-break” që shkoi për Djokovic me shifrat 7-6 (8-6), por edhe në këtë set, Sinner e pati mundësinë për ta mbyllur ndeshjen, por nuk ia doli. Megjithatë, në setin e katërt, Sinner u rikthye dominues dhe e mbylli me shifrat 6-3 duke arritur kështu finalen e parë Grand Slam në karrierë dhe duke eliminuar fituesin e 10 turneve Australian Open. Falë këtij suksesi, italiani i jep fund edhe ecurisë prej 33 fitoresh radhazi të Noles në tokën australiane. Hera e fundit kur Djokovic mundej në Australian Open ishte në vitin 2018, në turin e 1/16-tave ndaj koreano-jugorit, Hyeon Chung.
Top Channel