16-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin në Mëzez
26/01/2024 13:39
Një 16-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez.
I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
“Më datë 26.01.2024, në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez, një shtetas 16 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, sipas polcisë.
Sipas policisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Top Channel