Zjarrit nuk i shpëton as ndërtesa e zjarrfikëses në Fier, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
25/01/2024 11:51
Zyrat e IKMT-së dhe zjarrfikëses së Fierit u përfshinë nga flakët këtë mesditë.
Punonjësit u evakuan nga godina, ndërsa zjarrfikësit punuan për shuarjen e flakëve.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në njërën prej zyrave. Megjithatë, pritet hetimi nga policia dhe grupi hetimor për ngjarjen.
Disa orë më parë, u dogj një banesë në lagjen “15 Tetori” të Fierit. Fatmirësisht, personi që jetonte aty, nuk ndodhej në shtëpi.
Top Channel