Seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin dhe Alma Kaçin u shty në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shkak u bë mungesa e një anëtari të trupës gjykuese. Sot, ishte planifikuar të bëhej mbrojtja e tyre para togave të zeza.

Rreth dy javë më parë, SPAK shpalli pretencën, duke kërkuar dënimin me 4.6 vite burg për ish-kryebashkiakun, i akuzuar për korrupsion pasiv. Me gjykim të shkurtuar, ish-kryebashkiaku do të vuajë 3 vite burg. Edhe për Alma Kaçin, SPAK kërkon 1.6 vite, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 1 vit burg.

Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përfituar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Safet Gjici, akuzohet për veprën penale të “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor ndërsa Alma Kaçi, për “korrupsion aktiv”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA