Plagosje me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në një nga pallatet pas njërës prej qendrave tregtare në lagjen 4 të qytetit bregdetar.

Një 40-vjeçar është qëlluar me armë nga fqinji i tij  50-vjeçar, pas një konflikti mes tyre. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për kapjen e autorit që është larguar pasi ka qëlluar fqinjin e tij.

“Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë“- thuhet në njoftimin e Policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA