“Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë”, mesazhet e forta të kreut të SPAK, Dumani: Për subjektet e nivelit të lartë duhet pritur…

25/01/2024 11:43

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Universitetin e Shkodrës me studentët, në kuadër të një projekti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. mbi luftën kundër korrupsionit.

Dumani tha se janë përpjekur që pjesë e SPAK të bëhen persona me integritet dhe koha do ta tregojë punën që po bën kjo Prokurori. Ai shtoi se SPAK e ka treguar se është në gjendje të përballet me grupet kriminale që kanë lidhje edhe me politikën.

Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë, sipas kreut të SPAK, është e lodhshme, por jo e pamundur.

“SPAK në dhjetor bëri 4 vjet nga krijimi. Ai është bërë funksional vetëm vitin e kaluar pasi u plotësua organika. I kushtojmë rëndësi kryesore integritetit. Duhet të kesh vlera profesionale dhe integritet në detyrat e mëparshme. I nënshtrohemi vetingut, heqim dorë nga privatësia, kemi dorëzuar e-mail, nr tel, e çdo gjë tjetër. Ndërsa drejtuesit e BKH i nënshtrohen edhe testit të poligrafit.

Mirë ka bërë ligjvënësi që ka vënë këto kritere. Jemi përpjekur të vendosim njerez me integritet. Koha do ta tregojë pasi jo çdo gjë shkon vaj. Kemi dhënë shenja se jemi në gjendje të përballemi me grupet kriminale, përtej forcës që kanë dhe lidhjeve edhe me politikën. Jemi përditë në këtë luftë. Kemi dhënë shenja. Për të folur për suksese duhet të presim vendimin e gjykatave, për subjektet e nivelit të lartë. Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Është e lodhshme, por jo e pamundur”, tha Altin Dumani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA