Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, u dënua nga Gjykata e Posaçme për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në seancën e kësaj të enjteje, GJKKO zëvendësoi masën arrest me burg për një vit me 150 orë pune. Kështu, Hajdarit do t’i duhet të bëjë më shumë punë publike në shërbim të qytetit.

Avokati Theodhori Sollaku njoftoi se do të apelojë vendimin.

“Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i denuar personi qe dënohet me pune ne komunitet”.

Në 23 qershor të vitit 1999, ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje. Atëherë, Kreshnik Hajdari ishte 17 vjeç dhe si i mitur iu vendos masa e riedukimit, por këtë dënim nga Gjykata e Janinës, nuk e kishte deklaruar.

SPAK e mori të pandehur Kreshnik Hajdarin, ndërsa ia komunikoi akuzën e falsifikimit të formularëve një ditë pasi KQZ nuk ia ndërpreu mandatin e kryebashkiakut. Më pas u vendos që mandati i kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit, do të rishqyrtohet, pasi Kolegji i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi ankimin e Lefter Maliqit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA