“Në PS ka përplasje të forta”/ Vangjeli bën deklaratën e fortë: Nuk dalin nga kriza brenda PD-së…

25/01/2024 21:20

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se brenda Partisë Socialiste ka përplasje të forta të cilat nuk dalin në pah për shkak të krizës brenda PD-së.

I ftuar në “Top Story”, Vangjeli u ndal edhe te dyshja Bardhi- Berisha, ku tha se  “në përfundim rrënjët e PD-së derdhen të gjitha te lumi i Edi Ramës”.

Vangjeli: Përplasja në PD po mbulon rivalitete të hapura dhe të fshehta në Partinë Socialiste, probleme të mëdha që lindin nga këto rivalitete apo raporti i trembur që një pjesë e tyre kanë me SPAK-un.

Duma: Pra po të kishte një strategji tjetër opozita, edhe Partia Socialiste do të vendosjen në vështirësi.

Vangjeli:Refuzimi i një instrumenti kushtetues që ka opozita për Komisionet Parlamentare mund të zëvendësojë një seri interpelancash për të zgjuar ministret, qoftë edhe për të dhënë një shërbim të vogël fare, fare, ndaj publikut me qëllim që ne të marrim vesh emrat e tyre. Mes atyre që janë ulur atje dhe atyre që tentojnë t’ju zënë vendin. Kjo “betejë” pastaj mund të bëhen me mjete të ndryshme. Por në përfundim, rrënjët e PD-së derdhen të gjitha te lumi i Edi Ramës, i cili në vitin 2005 do të thoshte atë shprehjen që edhe me “4 herë nuk quhesh”, ndërsa opozita do të thotë atë shprehjen se “do të fitojmë, beteja sapo ka filluar””- tha Vangjeli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA