Kreu i SPAK, Altin Dumani, ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Universitetin e Shkodrës me studentët, në kuadër të një projekti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, mbi luftën kundër korrupsionit.
Altin Dumani është pyetur për hetimet ndaj Metës dhe se në çfarë faze është hetimi?
Dumani: Çështje nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna.
Rama a do thirret për t’u pyetur për çështjen McGonigal?
Dumani: Nuk mund të përgjigjem për pyetje të caktuara. Nuk ka rëndësi emri, por provat dhe nuk ka rëndesi pushteti që ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë. Ne jemi të ndjeshëm ndaj asaj që ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Shumë media në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe deri para 2-3 muajsh, kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e Mc Gonigal dhe gjithë kriteret duhet të ndjehen të zhgënjyer, se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar.
Presioni i politikes nuk na bën përshtypje fare dhe kemi zgjedhur që ta bëjmë këtë punë. E kemi ditur se do ndeshemi me këto situata dhe mua nuk me bën përshtypje por as prokuroreve dhe problemi është nëse retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar.
Dumani foli edhe për objektivat e SPAK në 5 vitet e ardhshme, ku tha se “Janë që të kemi dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, që do të thotë se zyrtarët e lartë, të mesëm dhe të ulët do merren në përgjegjësi penale dhe do ketë vendime të formës së prerë ndaj tyre.”
“Normalisht që kemi shumë vështirësi dhe vështirësia më e madhe është që ne jemi vetëm 17 prokurorë dhe shpresojmë të bëhemi 20. Kemi numër të kufizuar hetuesish dhe kemi shumë çështje në hetim dhe është çështja e prioritizimit dhe impakti që mund të ketë ajo çështje në të ardhmen. Është një vështirësi e madhe për shkak të këtyre kufizimeve dhe presioni që vjen nga pritshmërite e publikut, mund të konsiderohet si një vështirësi, sepse publiku me të drejtë kërkon rezultate. Ne nuk bëjmë gjëra të paimagjinueshme, por bëjmë punën tonë”, tha kreu i SPAK.
Top Channel