Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë nga SPAK, Jamarbër Malltezi përsëriti para gazetarëve se hetimi ndaj tij është bazuar në kallëzim të rremë.
“Mbi bazën e disa gënjeshtrave, presioni që i ka bërë Edi Rama SPAK-ut. Janë presione politike.. SPAK ka refuzuar të pranojë CD me këto kallëzime, ekspertizën kontabël. Edi Rama fshihet. I dhashë edhe këto të tjerat. Denoncimi i PD-së për tjetërsimin e pronave, kulla 40 e ca katëshe. Këto dokumente nuk i kanë bërë pjesë e dosjes. Zonën e ka bërë urbane me parametra. Nuk kam qenë asnjëherë zyrtar, nuk ke asnjë gjë, momenti kur t’i kërkon larje parash por nuk pranon ekspertizën kontabël. Pati qëndrime të pa denja, që ka arrestuar një njeri pa e pyetur fare. Ia thash në sy. Është politike, filloi nga Balla. Prokurorët janë në konflikt interesi. Kanë mbi tre vite hetime. Ka pasur urdhra politik nga Edi Rama.”-deklaroi Malltezi para gazetarëve.
Edhe kur iu drejtua godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Malltezi tha për mediat se pronat pas privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, nuk i kaluan vetëm atij, por 100 familjeve. Më herët këtë të enjte, Jamarbër Malltezi dorëzoi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës “arrest shtëpie”.
Ndërkohë në të njëjtën ditë apeli la në fuqi arrestin shtëpiak ndaj Berishës vendosur në 30 dhjetor nga shkalla e parë. Mbas vendimit avokati i ish kryeministrit tha se beteja vazhdon në gjykatë, aty ku janë depozituat dhe dy rekurse të tjera ; një nga SPAK që e kërkon Malltezin në burg dhe një e të dyshuarit qe insiston heqje të masës. Beteja më vete janë edhe këto të Berishës që do të kërkojë jo vetëm lirinë, por dhe pasaportë gjyqësore për të shkuar në parlament.
Top Channel