Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje sot në aksin Shkodër Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, ku automjeti me drejtuese K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.“-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA