Kryetari i grupit parlamentar të PD-së: Opozita nuk duhet të ketë probleme me drejtësinë, qëndrimi është i njëjtë/ Kundërshton Duma: Ju thoni ndryshe

25/01/2024 22:17

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha në “Top Story” se opozita nuk dëshiron probleme me drejtësinë, e qëndrim të cilin e kanë të njëjtë.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga moderatorja e programit Grida Duma, e cila u shpreh se olozita nuk ka rënë asnjëherë në një mendim për sa i përket drejtësisë.

Bardhi: Sa herë të ketë çështje që unë mendoj që devijohet informacioni unë do të ndërhyjë. Në parim opozita nuk ka betejë me drejtësinë, por me pozitën dhe Edi Ramën.

Vangjeli: Mos e thoni opozita mendon kështu. Thoni unë mendoj kështu.

Bardhi: Unë po them që opozita nuk duhet të ketë probleme me drejtësinë. Arben Ahmetaj është kundërshtari im politik dhe duhet të jetë në burg në dosjen që u dorëzua. Sa herë që të kontaktoj një çështje të caktuar unë do ta them… Ne kemi pasur diskutime në grup.

Duma: Qëndronit të gjithë në atë vendim mbroni me dashje ose padashje. Partia është një lloj ushtrie e disiplinuar. Po qëndrimin ndaj drejtësisë?

Bardhi: Qëndrimin ndaj drejtësisë e kemi të njëjtë.

Duma: Nuk e keni të njëjtë pra se ndryshe thoni ju ndryshe grupi i rithemelimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA