“Kreu i SPAK, njeriu i dytë më i korruptuar në Shqipëri”, Bardhi kundër Berishës: Dumani prokuror me integritet, nuk kam informacione për…

25/01/2024 22:03

Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh kundër ish-kryeministrit Sali Berisha për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Ndryshe nga Berisha i cili e quan të korruptuar, për Bardhin ai është një prokuror me integritet.

Vangjeli: Emrin e Dumanit nuk do ta harroni.

Bardhi: Do më lesh ta mbaroj, nuk kam pse e harroj emrin e Dumanit, e kam mbështetur publikisht, është një prokuror me integritet.

Vangjeli: Është i korruptuar siç thotë Berisha?

Bardhi: Jo, unë po them është me integritet. Nuk mendoj njëlloj me aq informacion që kam.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA