EMRAT/ Plagosje me armë në Durrës, cilët janë dy komshinjtë që u përfshinë në debat, shkak ishin zhurmat gjatë natës

25/01/2024 22:59

Një person ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në lagjen nr. 4 në Durrës, Durrës, pas një sherri mes dy komshinjve.

Paraprakisht deklarohet se Gentian Kuqi 50 vjeç ka qëlluar me armë në drejtim të 40-vjeçarit Mikel Spirollari për shkak të zhurmave shqetësuese që vinin nga apartamenti i tij dhe gjatë orëve të natës.

I plagosuri ka marrë dy plumba dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA