Duma: Përse protestuesit mblidhen poshtë ballkonit të Berishës dhe jo në parlament?/ Bardhi: Në kemi pasur protesta qytetarësh

25/01/2024 21:37

Gjatë diskutimit në “Top Story” për situatën në të cilën gjendet PD-ja, moderatorja Grida Duma pyeti kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi për strategjinë që po ndjekin si opozitë.

Në këtë rast u përmendën protestat poshtë shtëpisë së Sali Berishës, nga simpatizantët që kundërshtojnë arrestin e tij.

Bardhi tha se nuk është e vërtetë që opozita ka protestuar vetëm poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit, pasi kanë kundërshtuar edhe pranë institucioneve.

Grida Duma: Përse protestuesit shkojnë poshtë shtëpisë së Berishës dhe nuk protestojnë përpara parlamentit? Cila është strategjia që po ndiqni?

Gazment Bardhi: Besoj e kujtojmë që në dhjetor ka pasur protesta të qytetarëve përpara sallave ku zhvilloheshin seancat parlamentare.

Grida Duma: Poshtë ballkonit të Berishës mblidhen dhe mbajnë fjalime atje.

Gazment Bardhi: Patjetër që mund të ndiqet strategjia e përfoljes së të dyjave mënyrave. Kemi diskutuar që kjo do të jetë fillimisht betejë e deputetëve të opozitës. Askush nuk fliste më përpara. Edi Rama është një frikacak që nuk lejon kontrollin e parlamentit. Së dyti unë nuk kam gjetur një nga cilido nga partnerët ndërkombëtarë që më ka mohuar që pengesat janë legjitime. Ata kanë bërë thirrje për dialog.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA