Merret vendimi për Nenad Bjelican, trajnerin kroat të Unionit të Berlinit, i cili u bë protagonist i një përplasjeje me Leroy Sane gjatë ndeshjes me Bayernin.
Kampionët e Gjermanisë fituan 1-0 (Guerreiro), ndërkohë që një episod aspak i këndshëm ndodhi gjatë minutave të fundit.
“Lufta” për një top dërgoi në përdorimin e duarve të Bjelicas ndaj sulmuesit të skuadrës së Tuchel. Veprim për të cilin 52-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq.
Por jo vetëm, pasi trajneri nga Osijeku është pezulluar me tri ndeshje. Ndërkohë, Gjykata Sportive e DFB ka gjobitur teknikun ballkanas me 25 mijë euro për sjellje josportive.
Unioni po vuan këtë sezon, teksa ndodhet vetëm tri pikë sipër zonës së ftohtë. Bjelica humbet kështu duelet me Darmstadtin, Leipzigun dhe Mainzin.
Ai do të rikthehet në stolin e kryeqytetasve në përballjen e 10 shkurtit në Berlin përballë Wolfsburgut./ Super Sport
Top Channel