Top Channel ka siguruar pamjet nga plagosja me armë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në një nga pallatet pas njërës prej qendrave tregtare në lagjen 4 të qytetit.

Paraprakisht deklarohet se Gentian Kuqi 50 vjeç ka qëlluar me armë në drejtim të 40-vjeçarit Mikel Spirollari për shkak të zhurmave shqetësuese që vinin nga apartamenti i tij dhe gjatë orëve të natës.

I plagosuri ka marrë dy plumba dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA