APELI/ “Eduard Jubani në gjendje të rëndë, i duhet urgjent bypass”, Frederik Ndoci tregon merakun e këngëtarit të njohur: Na thotë “më mirë të vdes sesa të lë familjen time borxh”

25/01/2024 16:41

Këngëtari i mirënjohur shkodran Eduard Jubani po kalon një moment të vështirë shëndetësor.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës, në repartin e reanimacionit për shkak të problemeve kardiake. Artisi Frederik Ndoci ka bërë një apel për ndihmë duke theksuar se Eduardi po lufton me jetën dhe duhet sensibilizim për ta ndihmuar.

Në një lidhje “Skype” për Shqipëria LIVE, artisti Voltan Selimi theksoi se gjendja e Jubanit ka pësuar një përmirësim të vogël, pasi pas një ndërhyrje ka dalë nga reanimacioni, mirëpo kërkon trajtime të tjera për t’u përmirësuar që kanë një kosto të lartë financiare.

Nga ana tjetër, këngëtari Frederik Ndoci u shpreh se pasi mori vesh për gjendjen e tij shëndetësore dhe ndërhyrjen që kërkonte, Jubani refuzoi trajtimet e mëtejshme duke theksuar se ‘më mirë të vdes sesa të lë familjen time borxh’. Sipas Ndocit, gjendja financiare për të mbuluar kostot e një bypass-i në Tiranë nuk është e mirë, por me ndihmën e shqiptarëve ndoshta mund të arrihet diçka.

Erjona: Cila është gjendja shëndetësore e Jubanit?

Selimi: Nuk është një një situatë të mirë. Ka pasur një ndërhyrje. Ishte në reanimacion dhe tani ka dalë nga reanimacioni.

Erjona: Cila është diagnoza e saktë që kanë dhënë mjekët për Jubanin?

Selimi: Diagnoza është zemër e zmadhuar. Ka bërë një operacion, por mjekët thonë që duhet të ketë trajtime, ka nevojë për më shumë me qëllim që të stabilizohet.

Arjon: Më shumë, është për arsye kirurgjikale, që do të thotë se ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale që nuk mund të bëhet në Shkodër, Tiranë, por duhet bërë diku tjetër?

Selimi: Jo, mesa di unë ndërhyrja bëhet edhe në Tiranë, por ka kosto të lartë.

Erjona: Frederik, ti ke bërë thirrjen për situatën e vështirë që po kalon Jubani.

Ndoci: Unë do ta kisha bërë për çdo njeri, jo vetëm për një artist me vlera të jashtëzakonshme për shqiptarinë prej dy epokash si Jubani. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, por një përmirësim i dukshëm është sepse aktualisht ka dalë nga reanimacioni. Aktualisht është përmendur. Ai nuk di asgjë për situatën jashtë. Njerëzit e tij e dinë, mjekët e dinë dhe i kanë bërë të ditur diçka të vogël në krahasim me atë mal me diagnoza, duhet të bëjë urgjentisht një bypass. Problemi është se ai mendon se familja e tij do të hyjë borxh për atë bypass. Por janë krijuar kushtet dhe kjo do të bëhet ndoshta me ndihmën e dashamirësisë së njerëzve. Të njerëzve që janë pak të predispozuar për ta ndihmuar, por ai thotë që ‘unë dua më mirë të vdes sesa të lë familjen time borxh’. Gjendja ekonomike lë për të dëshiruar, sepse është tepër e vështirë dhe Shqipëria ka shumë persona që kërkojnë ndërhyrje të tilla.

Ndoci: Ai është në gjendje thuajse të njëjtë që ishte para tre ditësh, por ka një përmirësim sepse ka dalë nga gjendja e komës që ishte dhe është përmendur, ai nuk di asgjë për situatën që është, sot i është bërë e ditur diçka e vogël, që për ne është e vogël në gjithë atë mal me diagnoza, i kanë thënë që dihet të bëhet në mënyrë urgjente një bypass, ia ka thënë nuk dua të lë në borxh familjen se mendon se do të hyjë në borxh familja për atë bypass, ndoshta do të bëhet me ndihmën e të gjithë dashamirësve, edhe të njerëzve që janë për ta ndihmuar, ka thënë më mirë të vdes se sa të lë familjen me borxhe, gjendja ekonomike është pak për të dëshiruar sepse janë ndërhyrje të mëdha, Shqipëria sot mund të ketë me mijëra që kanë nevojë për ndërhyrje dhe në pamundësi të gjithë i drejtohen bamirësisë së një populli që është i varfër siç është Shqipëria. Nuk i është thënë se është bërë pak mediatike dhe që do të krijohen kushtet që të ndërhyjë Ministria se kryeministrin dhe shtetin i kemi bërë si kuzhina, trokasim tek kuzhina na duhet kjo apo ajo, Shteti ka me miliona punë të tjera. Është më efikase të ndihmosh një njeri të njohur, por jo se ata që nuk njihen nuk duhet të ndihmohen, jemi të gjithë njerëz të Zotit. Kemi menduar të hapim një account ta shpërndajmë në media dhe të bëhet e mundur që sa më shumë të mblidhen. Janë tre ndërhyrje, është në prag dialize, nëse nuk ndërhyet mund t’i bllokohen veshkat dhe duhet me bërë dializë çdo 24 orë, mëlçia është më pak se 40% të funksionit të saj, është në prag ceroze. Nuk lëviz dot vetë, ka dy muaj e gjysmë me ndihmën e shokëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA