Një 53-vjeçar në Divjakë ka vdekur aksidentalisht në vendin ku punonte.
53-vjeçari I. L., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, në një subjekt të paketimit të produkteve.
Subjekti ishte në pronësi të R. J., ndërsa aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, të ditës së sotme. 53-vjeçari fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
“Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel